Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të re “Zemër e helmuar”

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të re “Zemër e helmuar”

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:11
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj, një emër tashmë i dashur për publikun shqiptar, ka surprizuar fansat me një këngë të re që mbart emocion dhe thellësi artistike.

Kënga e saj më e re e titulluar “Zemër e helmuar” ka të gjitha elementet të bëhet një hit i vërtetë.

E njohur për zërin e saj unik dhe prekës, Xhensila ka arritur të sjellë një interpretim mahnitës në këtë projekt të ri.

Për më tepër, bashkëpunimi me kompozitorin e talentuar Pirro Çakon ka sjellë një harmoni të mrekullueshme mes muzikës dhe tekstit, duke i dhënë këngës “Zemër e helmuar” një cilësi të përkryer në çdo notë.

Me një imazh plot sharm dhe elegancë, Xhensila jep një paraqitje sensuale dhe joshëse, e veshur me një fustan të kuq të errët.

“Zemër e helmuar” tashmë premton të bëhet një nga këngët më të dëgjuara nga adhuruesit e Xhensilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat