Ana Kabashi i bën surprizë Artës në BBVA – banorja nuk mundi ta përqafojë për shkak të lojës “ngriva-shkriva”

Mediale Vip

Ana Kabashi i bën surprizë Artës në BBVA – banorja nuk mundi ta përqafojë për shkak të lojës “ngriva-shkriva”

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:16
Ana dhe Ana Kabashi

Pas atij rrëfimi prekës se çfarë kishte kaluar gjatë jetës, Arta nuk u ndal së dhuruari emocione për shikuesit, pasi pati një takim me motrën Anën, të cilën nuk mundi ta përqafojë për shkak të lojës ngriva-shkriva.

Ana teksa i afrohet, i lutet Artës të respektojë lojën ngriva-shkriva, dhe të mos lëvizë.

“Mos u shkri, se duhet të më tregosh se je e fortë tash, sepse do ta kemi përqafimin tonë jashtë, kur të fitosh. Të lutem mos u shkri për mua.” – shprehet Ana.

Duke përcjellë një mesazh shumë të fortë e duke i dhënë kurajo motrës së saj, Ana vazhdon: “Do të doja të t’i jepja sytë e mi, ta shihje veten sa e mrekullueshme dukesh. Në të gjitha kuptimesh e mundshme të fjalës ‘e mrekullueshme’.”

“Ti si e bukura e dheut, ti që tund muret kur flet, nu ke ke idenë fjalët e tua sa peshë çojnë. Ti me opinionet e tua të sakta, me gjykimet e tua që i ke fiks si duhet të jenë çoji deri në fund, se e di që ti munesh dhe ke guxim.”

“Sikur si e the në storje, kalle për mua, futja flakën shtëpinë, bëje për mua, për veten, për mamin e babin. Dije pse ke ardhur këtu, dije pse i ke kaluar ato rrugë, e kjo është vetëm një lojë që mundesh me e kalu.” – shprehet Ana më tutje, teksa Arta nuk lëviz fare.

“Edhe tjetra, nuk ke nevojë për lider, ti je liderë e vetes, ti je lidere e gjithë shtëpisë, ti mund të fitosh, dhe mos më dil nga shtëpia pa fituar. Besoji vetes sepse ti mundesh.” – ishin fjalët shumë emocionuese të Anës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat