“Më shumë e shoh me Riken”/ Raporti Ilnisa-Meriton në sytë e Gabrieles

Mediale Vip

“Më shumë e shoh me Riken”/ Raporti Ilnisa-Meriton në sytë e Gabrieles

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:16
Gabriele

Gabriele Mezini ishte i eliminuari i natës së shtunë në “BBV3”. Ai ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku dha më shumë detaje rreth banorëve, marrëdhënieve brenda shtëpisë dhe eksperiencës së tij atje. Ai ditët e fundit të qëndrimit u komentua shumë për raportin e afërt me Ledjonën. Ja si përgjigjet Gabriele në lidhje me këtë:

Jashtë është diskutuar shumë për një romancë që mund të lindte me Ledjonën, a është e vërtetë kjo?

Edhe aty brenda u vu re, filluan të dilnin zëra. Kishte inspektorë dhome që vinin e të pyesnin. Por unë u ndjeva rehat dhe krijova një besim. Ishte miqësore asgjë më shumë.

Po me Vesën, për të cilën u shprehe se kishe një pëlqim?

Në fillim me Vesën kisha një afrimitet dhe bëra disa biseda që lindnin natyrshëm. Por aty brenda Vesa pati një lëvizje në krah të kundërt. Mu kundërpërgjigj me ca gjëra dhe pastaj e kuptova se kjo erdhi javën që ishte në nominim. U frikësua dhe mendoj se donte të shkonte te një person më me pushtet, dhe shkoi te Romeo.

Si i shikon çiftet brenda shtëpisë?

Sara me Bardhin nuk do të zgjasin dhe do të mbyllet shumë shpejt. Me Sarën pata një debat aty dhe kuptova që karakteri i saj ishte që donte te bëntë diçka. Sara duket sikur e tërheq Bardhin. Deri diku po e përdor. Heidi dhe Romeo më duket diçka e natyrshme. Kurse për pjesën e Meritonit ishte shumë lojë, nga ana e Ilnisës mund të ketë diçka të vërtetë, por nga Meritoni ishte lojë. Më shumë e shihja me Riken dhe mendoj se do ketë diçka mes atyre. Do të ndodhin shumë gjëra aty.

Nëse vërtet Meritoni afrohet me të, si e sheh marrëdhënien me Riken dhe Ilnisën?

Nëse te Ilnisa ka diçka për Meritonin, do të jetë pak e vështirë situata. Meritoni do ndëshkohet nga publiku. Por mund edhe ta kthejë situatën, se varet si do jetë marrëdhënia me Riken më mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat