Françeska provokon Meritonin pas deklaratës së Rinorit

Mediale Vip

Françeska provokon Meritonin pas deklaratës së Rinorit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 17:18
Françeska dhe Meritoni

Pas takimit të djeshëm të Meritonit me vëllain e tij, Rinorin, banorët e shtëpisë kanë filluar të diskutojnë mbi mesazhet që ai i tha të vëllait. Shumica prej tyre mendojnë se ai donte t’i thoshte Meritonit se familja nuk e përkrah marrëdhënien e tij me Ilnisën.

Ka qenë Françeska, e cila ka vetëm pak ditë që është pjesë e shtëpisë, ajo e cila e ka diskutuar me Meritonin këtë temë:

Françeska: Mendoj që ai ta do të mirën ty.

Meriton: Po ti si di kodet e vëllait tim. Unë jam rritur me Rinorin.

Françeska: Nëse keni kode bashkë okej është tjetër gjë.

Meriton: Ku e di ti për çfarë e ka? A e ka për Ilnisën, a e ka për Albin, a e ka për Gazin?

Françeska: Ai e tha qartazi.

Meriton: Edhe nëse e thotë qartazi, unë nuk të lejoj të ma përdorësh vëllain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat