Çfarë po ndodh me çiftin? Familjarët e Ilnisës dhe Meritonit rreptësisht kundër lidhjes së tyre

Mediale Vip

Çfarë po ndodh me çiftin? Familjarët e Ilnisës dhe Meritonit rreptësisht kundër lidhjes së tyre

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:40
Ilnisa dhe Meritoni

Familjarët e Meritonit dhe Ilnisës janë kundër lidhjes së tyre, të paktën këtë po tregojnë me veprimet e tyre.

Në Instagram-in e Meritonit shihet se asnjë foto e tij krah Ilnisës nuk është publikuar, madje as nga dasma. Ata as nuk e ndjekin llogarinë e Ilnisës.

E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Instagram-in e Ilnisës, ku mungojnë fotot me Meritonin dhe emri i tij në listën e ndjekësve.

Që familja e Meritonit është kundër u kuptua ditën kur vëllai i Meritonit pas një surprize në “Big Brother VIP”, refuzoi të takonte Ilnisën, duke shtuar se raportin e tyre e sheh në kuadër të lojës dhe asgjë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat