“Bashkëshortja është kërcënuar”- Endrik Beba flet pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”

Mediale Vip

“Bashkëshortja është kërcënuar”- Endrik Beba flet pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 09:54
Endrik Beba

Pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Endrik Beba ka bërë rrëfime të rëndësishme në lidhje me situatat e tensionuara që kanë ndodhur jashtë mureve të shtëpisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Fan Club”, këngëtari ka treguar se gruaja e tij Klea dhe ndoshta edhe ish-gruaja e tij kanë përjetuar momente të vështira kërcënuese gjatë qëndrimit të tij në “BBVA”.

Endrik ka theksuar se bashkëshortja e tij ka marrë ofendime dhe kërcënime dhe nuk përjashton mundësinë që e njëjta gjë të ketë ndodhur edhe me ish-gruan e tij, me të cilën ka një fëmijë.

Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë” – ka rrëfyer Beba.

Kjo situatë tërheq vëmendjen mbi ndikimin që pjesëmarrja në reality-show mund të ketë në jetën e familjarëve të konkurrentëve, duke sjellë në sipërfaqe sfida të mëdha që ata përballen si pasojë e ekspozimit mediatik.

Endrik Beba gjithashtu ka folur edhe për raportin e tij të kaluar me ish-të dashurën e tij, Sara Gjordenin, i cili duket se ka ndikuar në mënyrën se si të tjerët e kanë parë atë brenda shtëpisë së “BBVA”.
Ai shprehet se është përballur me një paragjykim, duke u kufizuar vetëm në rolin si “ish-i i Sarës”.

Këngëtari ka përcjellë mesazhin se ai ka bërë përpjekje të tregojë se ajo lidhje ishte një gjë e mbyllur.

“Jam kufizuar si ish-i i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment” – u shpreh këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat