Cili është roli i Bes Kallakut në “Ferma VIP”? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Mediale Vip

Cili është roli i Bes Kallakut në “Ferma VIP”? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 10:31
Bes Kallaku

“Ferma VIP” është reality show më i ri që pritet të nisë shumë shpejt. Ky format ka zënë shumë shpejt vendin e saj në botën virtuale të internetit dhe audienca ka nisur me supozimet se cilët do të jenë personazhet VIP që do kthehen për disa kohë në fermerë.

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv kanë qenë të ftuar gazetarët Klodjana Agaj, Andi Vrapi dhe Erion Zeqiraj.

“Lajmet e “Fermës VIP” janë ndër lajmet që klikohen më shumë në web. Njerëzit janë duke komentuar. Personazhet do jenë shumë interesnatë. Do ketë dinamikë, nuk do jetë e mërzitshme me disa VIP-a që mblidhen dhe s’bëjnë asgjë. Do ishte shumë mirë të kishte edhe emra të politikës që prekin nga afër jetën e fermerëve. Pasi është shumë e thjeshtë të flasësh nga makinat e vilat luksoze”, shprehet Klodjana Agaj.

Ndërkohë Erion Zeqiraj e cilësoi fermën edhe si njëemision edukues.

“Përtej argëtimit, “Ferma VIP” do të jetë edhe një program edukues për brezat e rinj dhe fëmijët që mendojnë se veza dhe qumështi bëhen nga fabrika. Përsa i përket personazheve të përfolur në fermë nga TikTok do jetë intersante. TikTok nuk ka gjithmonë personazhe që nuk janë të denjë për ekranin”, tha ai.

Andi Vrapi që zgjodhi të jetë më konkret foli edhe për rolin e Bes Kallakut në fermë. Sipas tij, aktori do jetë “i deleguari i produksionit” për të organizuar fermën.

“Adrola Dushi nuk e di çfarë roli ka në fermë, por ajo është shumë e angazhuar në Amerikë me projektet e saj prandaj kam dyshimet e mia”, tha Andi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat