“Nuk dinim asgjë për motrën, nënën e nxorën policët me shkop” – Ana Kabashi rrëfen mes lotësh për luftën në Kosovë

Mediale Vip

“Nuk dinim asgjë për motrën, nënën e nxorën policët me shkop” – Ana Kabashi rrëfen mes lotësh për luftën në Kosovë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:36
Ana Kabashi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, si rrallëherë ka folur së fundmi pak më shumë për të kaluarën dhe jetën e saj.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, bukuroshja pejane rrëfeu me përplot emocione për luftën në Kosovë.

Artistja tha mes lotësh se për një kohë të gjatë nuk kishin asnjë informacion për motrën e madhe, dy hallat dhe gjyshen, e se shpesh e shihte të atin të përlotur në heshtje.

“Mami na ka ardhur të na merrte pak më herët ne fëmijëve. Mbaj mend që mami ka qenë e fshehur në një dollap kur kanë hyrë ata për kontroll dhe e kanë qëlluar me shkop gome në dorë, e kanë nxjerrë prej dollapit. Vëllai e ka pasur këmbën e thyer. Një komshi që kemi pasur, një vajzë, i thanë hidhu prej ballkonit për të vrarë veten”, u shpreh ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Erjona Rusi: Nga lufta në Kosovë çfarë mban mend?

Ana Kabashi: Pak… Edhe më kanë thënë që do të prekesh kur të shkosh atje? Më kujtohet që për një farë kohe nuk e kemi ditur nëse motra e madhe dhe hallat e mia janë gjallë për një periudhë kohe.

Erjona Rusi: Bëhet fjalë për Besën? Është momenti kur ju ikët edhe në Mal të Zi…?

Ana Kabashi: Ne kemi jetuar edhe më herët në Malin e Zi. Babi ka pasur biznese që i kanë zhvilluar aty para luftës dhe ka ndihmuar gjatë periudhës së luftës duke u dhënë njerëzve që erdhën aty bukë pa lekë. Në atë kohë nuk e kemi ditur që motra, dy hallat e mija dhe gjyshja, a kanë qenë gjallë apo jo. Unë dhe Arta kemi shpëtuar mirë. Ndërsa motra dhe hallat nuk kanë dashur të linin shkollën prandaj kanë qëndruar gjatë derisa shpërtheu lufta në Kosovë. U ndjen keq nëse largoheshin para kohe nga shkolla.

Erjona Rusi: Sa orë keni ecur për të shkuar në Mal të Zi?

Ana Kabashi: Nuk e mbaj mend saktësisht, por e di që kemi ecur gjatë. E di që jemi futur në një autobus sepse mami na ka ardhur të na merrte pak më herët ne fëmijëve. Mbaj mend që mami ka qenë e fshehur në një dollap kur kanë hyrë ata për kontroll dhe e kanë qëlluar me shkop gome në dorë, e kanë nxjerrë prej dollapit. Vëllai e ka pasur këmbën e thyer. Një komshi që kemi pasur, një vajzë, i thanë hidhu prej ballkonit për të vrarë veten.

Erjona Rusi: Sa kohë qëndruat pa pasur lajme për Besën?

Ana Kabashi: S’më kujtohet saktësisht, por rreth 2-3 javë. Shikoja babin shpesh herë duke qarë sepse se dinim ku ndodhej dhe ajo ishte në Shqipëri. Shpëtuan mirë. Por edhe vetë ajo ka qenë e frikësuar për faktin se nuk dinte çfarë mund të na kishte ndodhur ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat