Kate Winslet dhe Hugh Grant bëhen bashkë në film pas 29 vjetësh

Mediale Vip

Kate Winslet dhe Hugh Grant bëhen bashkë në film pas 29 vjetësh

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 20:48
Kate Winslet dhe Hugh Grant

Aktorja Kate Winslet ka pasë sërish xhirime me aktorin Hugh Grant pas 29 vitesh.

Grant, 63 vjeç, shfaqet në serialin e ardhshëm të Winslet në HBO, “The Regime”, ata aktruan bashkë për herë të parë në filmin Jane Austen të vitit 1995, “Sense dhe Sensibility”.

“Ishte sinqerisht e mahnitshme sepse nuk e kam parë vërtet atë që nga “Sense dhe Sensibility”, dhe siç thoni ju, është një kohë shumë, shumë e gjatë – tre dekada,” tha Winslet për Entertainment Tonight në premierën e shfaqjes në New York City të hënën.

Kate u shpreh se ndjehet në siklet pasi tani ka më shumë vjet se në filmin e parë kur aktruan, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat