Kujta dhe Cozman sjellin këngën e re “Si arabe”

Mediale Vip

Kujta dhe Cozman sjellin këngën e re “Si arabe”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 07:51
Kujta dhe Cozman

Kujta dhe Cozman kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Si arabe” mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Teksti dhe melodia është bërë nga Lum Dakaj me producim nga Bigdeal Records.

Këta të fundit po ashtu janë përkujdesur edhe për ‘beat’-in e këtij projekti ritmik.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Cozman së fundmi është angazhuar më shumë në muzikë dhe koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat