Pse fansat janë të shqetësuar për Justin Bieber dhe Hailey Bieber?

Mediale Vip

Pse fansat janë të shqetësuar për Justin Bieber dhe Hailey Bieber?

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:56
Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Babai i Hailey Bieber, Stephen Baldwin, ka ngritur një shqetësim të madh tek gjithë fansat e të bijës dhe Justin Bieber.

Në një postim në Instagram ai ka kërkuar lutje për vajzën dhe dhëndrin.

"Të krishterë, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël për ta," shkroi ai në Instagram, "për të pasur mençuri, mbrojtje dhe për t'iu afruar Zotit. Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në pozicione me shikueshmëri të lartë."

Stephen nuk dha një arsye se përse po kërkonte lutje për ta.

Justin ka mbajtur një profil më të ulët në publik që nga viti 2022, kur anuloi turneun e tij 'Justice World Tour' pas diagnozës së tij me sindromën Ramsay Hunt, për të cilën ai shpjegoi "është virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe më ka shkaktuar paralizë në fytyrë”.

Ai u kthye në skenë më 1 shkurt, duke kënduar disa prej hiteve të tij në një koncert në Toronto.

Ndërkohë, edhe Hailey ka pësuar sfida shëndetësore vitet e fundit, duke treguar në mars të 2022 se pësoi një mpiksje gjaku në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat