U tha se thumboi Arbana Osmanin për 'Big Brother VIP', reagon Dea Mishel

Mediale Vip

U tha se thumboi Arbana Osmanin për 'Big Brother VIP', reagon Dea Mishel

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:10
Arbana Osmani, Dea Mishel

Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të 'Big Brother VIP Albania 3' shkaktoi disa polemika në rrjet.

“Unë e ndjek Big-un sivjet për Ledionin. Po e ndiqni big-un? Për kë? Për Ledionin”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Kjo u mor si thumb në drejtim të Arbana Osmanit. Ish-konkurrentja reagoi duke thënë se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve. Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojmë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime. Na krijoni ca siklete nga asgjëja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat