Hailey Bieber reagon lidhur me lajmet për ndarjen nga Justin Bieber

Mediale Vip

Hailey Bieber reagon lidhur me lajmet për ndarjen nga Justin Bieber

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:33
Hailey Bieber, Justin Bieber

Hailey Bieber ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan për ndarjen e saj me Justin Bieber.

Përmes një postimi në Instagram ajo mohoi zërat duke thënë se janë të pavërtetë.

"Thjesht për informacionin tuaj, historitë dhe artikujt e vazhdueshëm që shoh në Tik Tok janë 100% të gabuar, të krijuar nga hiçi." -shkroi Hailey në Stories e saj në Instagram. "E di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dijeni se ato janë gjithmonë të rreme. Më vjen keq që ua prisha."

Ndërsa modelja nuk specifikoi se cilave lajme i referohej, postimi i saj vjen rreth një javë pasi babai i saj Stephen Baldwin u bë kryefjalë pas një statusi në Instagram që kërkonte lutje për të dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber.

"Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t'i afrohen Zotit," -shkroi ai.

Edhe pse Stephen nuk dha një shpjegim, Hailey u duk se mbylli dramën duke i bërë Justin një dedikim të ëmbël në ditëlindjen e tij të 30-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat