Shtyhet seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, ja shkaku

Mediale Vip

Shtyhet seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, ja shkaku

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:59
Elia Zaharia

Shtyhet seanca e parë gjyqësore mes Princit Leka dhe Elia Zarahisë.

Kjo ishte seanca e parë e pajtimit mes dy palëve, lidhur me procesin gjyqësor për divorcin.

Elia ishte e pranishme së bashku me avokaten e saj, ndërsa seanca u shty për shkak të mungesës së Princit dhe avokatit të tij.

Seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 11 prill. Kujtojmë se pak ditë më parë pati edhe përplasje fizike mes Proncit dhe ish-bashkëshortes së tij dhe të atit të saj.

Pas këtij konflikti, Gjykata vendosi që Elia dhe Leka Zogu duhet të qëndrojnë 5 metra larg njëri tjetrit, ndërsa princi do të takojë vajzën Geraldinë me praninë e Dados.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat