“Flitet për mirësi por kemi vetëm akuza e ofendime”/ Arbër Hajdari debat me Riken: Këta sillen sikur programi ka nisur sot

Mediale Vip

“Flitet për mirësi por kemi vetëm akuza e ofendime”/ Arbër Hajdari debat me Riken: Këta sillen sikur programi ka nisur sot

Më: 19 mars 2024 Në ora: 23:20
Ori, Arbëri

Opinionistët e Big Brother VIP kanë komentuar situatat e ofendimeve dhe akuzave të banorëve brenda shtëpisë.

Ori Nebiaj tha se në prime pjesa më e madhe e tyre bëhen shumë agresivë, e më pas kërkojnë falje. Nga ana tjetër Arbër Hajdari debatoi me Riken për situatat e krijuara në shtëpi dhe mënyrën e komunikimit.

Ori Nebiaj: Që ata ndahen në kampe është jonormale se aty i kanë aleancat. Të vetmit që e ndajnë është publiku kur dalin në nominim. Një nga analizat më të sakta është ajo e Jetmirit, që po tentojnë të bëjnë diferencën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët në prime që kanë pasur momente agresive. Kanë kërkuar falje, për atë gjë që kanë bërë.

Arbër Hajdari: Flitet për mirësi, por nuk e mbaj mend ku ka qenë mirësia. Javën e kaluar kishim akuza edhe ofendime, por kjo është ajo që mbaj mend. Për cilën mirësi bëhet fjalë Rike?

Rike: Unë nuk kam përdorur duart, si kam thënë kurrë femrave ofendime, etj.

Arbër Hajdari: Po ajo pana?! (I hodhi pana në kokë Eglës pak ditë më parë)

Rike: Unë jam një njeri i mirë sepse nuk ofendoj njeri,. Përveç rastit kur kam qenë i nervozuar me Meritonin.

Arbër Hajdari: Këta sillen sikur programi ka nisur sot. Unë Egla kur ka ofenduar ose folur keq i kam folur. Shiko rike, të jesh i sigurt që këto tre vite jam munduar të jem i drejtë. Kam treguar që pëlqyeshmëri ose njëanësi.

Rike: Unë jam prej mishi edhe gjaku. Normal që do të nxjerr ndonjë fjalë të keqe.

Arbër Hajdari: Ajo nuk është prej mishi edhe gjaku. Ty të tuat të duken mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat