“Rrezikon shumë”/ 5 banorë në nominim, Jetmiri dhe Françeska zbulojnë konkurrentin që do eleminohet të martën nga “BBV”

Mediale Vip

“Rrezikon shumë”/ 5 banorë në nominim, Jetmiri dhe Françeska zbulojnë konkurrentin që do eleminohet të martën nga “BBV”

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Lediona Xheladinaj, Heidi Baçi, Egla Ceno, Jetmir Salaj dhe Ilnisa Agolli janë 5 konkurrentët e nominuar për javë, ku njëri nga ata primen e ardhëm do të lërë shtëpinë e “BBVIP”.

Jetmiri dhe Françeska Murati teksa po bisedonin me Meriton Mjekiqin treguan se Ilnisa është më e rrezikuara nga të gjithë, sepse sipas tyre një pjesë e madhe e shtëpisë e urrejnë atë.

Megjithëse, moderatori tha se mendon që Lediona është më lojtare e dobët sesa partnerja e tij.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: E pse nuk është nominim i fortë?

Jetmiri: Do ta mendoj

Meritoni: Seriozisht e mendon Ledionën lojtare të fortë?

Jetmiri: Unë them rrezikon Ilnisa më shumë

Françeska: Edhe unë ashtu mendoj

Meritoni: Ka bërë më shumë Ilnsia.

Jetmiri: Nuk e di

Meritoni: Lediona ka qenë gjithmonë… s’ka qenë situatat e Ledionës kurrë. Nuk ka goditur Julin as…

Françeska: Ilnisa ka marrë pak urrejtje nga shtëpia

Meritoni: Mendimin e kemi të ndryshëm

Françeska: Patjetër, ne po ta themi për të mirë. Edhe ajo duhet të zgjohet këtë javë.

Jetmiri: Jo ne po diskutojmë, po të themi të drejtën sesi mendojmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat