Drejt divorcit? Si qëndron e vërteta për raportin e çiftit Bieber

Mediale Vip

Drejt divorcit? Si qëndron e vërteta për raportin e çiftit Bieber

Më: 5 prill 2024 Në ora: 00:28
Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber thuhet se janë “shumë të lumtur” pavarësisht thashethemeve se ata po shkojnë drejt një divorci, raporton Page Six. Një burim raportoi për “People” se çifti, i cili u martua fshehurazi në vitin 2018, “po ia del shumë mirë”.

“Nuk ka asnjë divorc dhe asnjë të vërtetë për këtë,” tha burimi i brendshëm. “Ata janë shumë, shumë të lumtur.”

Ky lajm vjen pas reagimit të ashpër të vetë Hailey-t në Instagram gjatë marsit. Pak javë më parë, modelja tha se gjithë thashethemet për martesën e saj janë të rreme, krijuar nga ata që duan të tallen me situata si kjo.

Çifti Bieber u martuan në 2018-ën dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në shënjestër të mediave dhe njerëzve prej vitesh. Nga krahasimet me lidhjen më të hershme të Justin, te fotot e çiftit me nerva e duke debatuar, shpesh është folur për krizë dhe divorc, por duket se thashethemet nuk janë aspak të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat