Elizabeth Hurley i përgjigjet pretendimeve nëse ishte gruaja e parë me të cilën kishte fjetur Princi Harry

Mediale Vip

Elizabeth Hurley i përgjigjet pretendimeve nëse ishte gruaja e parë me të cilën kishte fjetur Princi Harry

Më: 6 prill 2024 Në ora: 16:55
Elizabeth Hurley

Aktorja britanike, Elizabeth Hurley ka mohuar pretendimet e shumta në të cilat thuhej se ishte gruaja e parë me të cilën kishte fjetur Princi Harry.

E ftuar së fundmi në emisionin “Watch What Happens Live”, ajo iu përgjigj pyetjes misterioze nëse ishte ajo gruaja që kishte fjetur Princi Harry për herë të parë.

Megjithatë, ajo ka mohuar këto thashetheme, madje i quajti pretendimet si qesharake dhe absurde.

Pretendimet erdhën pasi, Princi Harry kishte deklaruar vite më parë se kishte humbur virgjërinë me një grua më të vjetër se ai.

Kjo ka nxitur reagimet se mund të ketë qenë aktorja Hurley.

Megjithatë, kjo e fundit ka thënë se nuk e ka takuar Princin Harry asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat