Egla shpërthen në ofendime ndaj Françeskës

Mediale Vip

Egla shpërthen në ofendime ndaj Françeskës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:31
Egla, Liam dhe Françeska

Mëngjesi i sotëm në Big Brother Vip ka nisur me debate.

Teksa ndodheshin në zonën e grimit, Egla ka shpërthyer në ofendime dhe i ka hedhur sendet e saj personale në tokë, Françeskës.

Kjo e fundit ka qëndruar e qetë, ndërsa situata mes vejzave dukej shumë e tensionuar.

Pjesë nga debati:

Egla: Miss-et kështu përgjigjen

Françeska: Nuk dua, se ky është ambienti im

Egla: Kështu përgjigjen miss-et

Françeska: Kështu përgjigjet Françeska

Egla: Kush është Françeska? Një copë mishi me dy sy kam idenë

Françeska: Ashtu?

Egla: Po

Françeska: Me thënë të drejtë të gjithë jemi një copë mishi me dy sy

Egla: Po ti më shumë shpirti

Françeska: Dikush më shumë, dikush më pak

Egla: Je një palluqe që ecën me dy këmbë

Françeska: Faleminderit

Egla: Që i vjen dhe goja erë për më tepër

Françeska: Faleminderit

Egla: Puçrrat të paskan ikur, ça ke përdorur?

Françeska: Kam qenë larg teje

Egla: Nuk je një gocë e mirë

Françeska: Pse?

Egla: Sepse nuk je

Françeska: Nuk ke arsye fare

Egla: Je një kukuth

Françeska: Uaa do qaj më the kukuth, ooo vdiqëm. Ja u rikuperuam kaq shpejt, tani ec. Mu zhduk se nuk ta duroj dot këtë surrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat