2 Ton anulon një koncert në Toronto të Kanadasë pasi u paralajmërua një bombë në objekt të klubit

Mediale Vip

2 Ton anulon një koncert në Toronto të Kanadasë pasi u paralajmërua një bombë në objekt të klubit

Më: 7 prill 2024 Në ora: 21:20
2 Ton

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, kishte për të performuar së fundmi në Toronto të Kanadasë.

Megjithatë, koncerti i paraparë është anuluar për shkak të lajmërimit të bombës në objektin e atij klubi.

Këtë lajm artisti e ndau me fansat në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Image

“Më falni Toronto. Kanë lajmëruar që ka bombë brenda në objekt ku është klubi”, tha ai fillimisht.

Këngëtari tutje theksoi: “Shihemi herën tjetër”.

2 Ton vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme dhe jo vetëm.

Ai këtë periudhë ka qenë aktiv edhe me projekte të reja muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat