Silvi flet për jetën private dhe BBV3, ja emrat që sheh ish-banori në finale

Mediale Vip

Silvi flet për jetën private dhe BBV3, ja emrat që sheh ish-banori në finale

Më: 8 prill 2024 Në ora: 06:26
Silvi

Premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG bëri bashkë shumë personazhe të njohur nga bota e filmit, muzikës, televizionit dhe jo vetëm…

Një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.

Ekskluzivisht për TAR, Silvi është shprehur lidhur me planet e tij për të qenë aktor në një film.

"Është një plan për në gusht, por sot është fjala për filmin “Guximi”. Drilonin e kam shok prej vitesh. Ai është energjik dhe ka shumë pasion për ta çuar deri në fund diçka dhe besoj se kjo gjë i ka dhënë sukses. E kemi folur për një film por unë kam qenë jashtë, besoj në të ardhme".

Sa i përket “BBV3”, Silvi ka thënë:

"Më bëhet qejfi, edhe kur më takojnë njerëzit më përshendesin. Roza, Heidi edhe Erjola, këto tre emra besoj që mund të fitojnë, sidomos Roza me Heidin kanë shumë mundësi".

I pyetur për jetën private, Silvi tha:

"Kam kuptuar që jetën private duhet ta mbaj private. Çdo gjë shkon shumë mirë, jeta është e bukur, shpresoj që faktorë të jashtëm mos të na prishin qejfin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat