Dafina Zeqiri publikon videoklipin e këngës “Go, Go, Go”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri publikon videoklipin e këngës “Go, Go, Go”

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:10
Dafina Zeqiri

Diva e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri ka lansuar me videoklip projektin e saj titulluar “Go, Go, Go”.

Sikurse në projektin e saj “Duro”, kënga e saj e fundit gjithashtu ka për qëllim të përçojë mesazh të fortë tek audienca përball sfidave të shumta në jetë.

Teksti është shkruar nga vetë Dafina si dhe nga reperi i njohur Elinel, derisa është kompozuar nga Rzon.

Këngëtarja, në të shumtën e rasteve mundohet të përçojë mesazhe vetëdijësuese tek audienca e saj me projektet e saj të shumta.

Dafina ndryshe është një nga emrat që ka vulosur emrin e saj në industrinë e muzikës me karrierën e saj të bujshme, me stilin, zërin dhe personalitetin e saj unik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat