Ekskluzive: Jori Delli zbulon si qëndron e vërteta e fejesës pas aludimeve në rrjet

Mediale Vip

Ekskluzive: Jori Delli zbulon si qëndron e vërteta e fejesës pas aludimeve në rrjet

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:32
Jori Delli

Mos ndoshta Fred De Palma i është ulur në gjunjë me një unazë fejese Jori Dellit me pyetjen e madhe: "Pranon të martohesh me mua?"?

Jo. Ende.

Edhe pse shumë mund ta kenë imagjinuar këtë skenë ditën e sotme, e vërteta është ndryshe.

ÇFARË NDODHI? Modelja publikoi në Instagram një postim ku na tregonte thonjtë. Mirëpo, ndjekësit e saj syshqiponjë vunë re një unazë me gur në gishtin e fejesës.

Voilá! Ja ku vijnë aludimet në mediat sociale: A është fejuar ajo?

Këtë pyetje ne ia bëmë vetë Jorit dhe ajo na u përgjigj duke e mohuar.

ÇFARË THA JORI? Në një prononcim për "Revista Class" bukuroshja tregoi se unaza nuk është një unazë fejese dhe se marrëdhënia e saj dhe reperit italian nuk ka kaluar ende në një fazë tillë.

PANORAMA MË E GJERË: Jori dhe Fred njihen prej vitesh. Ata ishin në një marrëdhënie kohë më parë, por vendosën të ecnin në rrugë të ndara. Derisa rigjetën njëri-tjetrin vitin e kaluar. Që kur kanë zyrtarizuar lidhjen, çiftin simpatik e shohim mes Italisë, Shqipërisë dhe udhëtimeve romantike.

Në intervista, Jori ka deklaruar se në planet e tyre është edhe martesa, edhe zgjerimi i familjes.

Megjithatë, deri tani nuk ka ende asnjë të re nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat