Zendaya flet për planet e mëmësisë dhe rezervat që ka ndaj famës

Mediale Vip

Zendaya flet për planet e mëmësisë dhe rezervat që ka ndaj famës

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:37
Zendaya

Zendaya është imazhi i ri i kopertinës së revistës ‘Vogue’, ku ka folur edhe për planet që ka për të ardhmen. Ajo është e lidhur prej vitesh me aktorin Tom Holland dhe duket se po mendon që së shpejti të bëhet nënë. Megjithatë, ajo shtoi se nuk do që fëmijët e saj të ndikohen nga fama e Zendaya-s.

Zendaya është gjithë kohës në lupën e publikut dhe pranon se ndonjëherë e ka të vështirë ta përballojë tërë vëmendjen.

Gjatë rritjes sime, kam menduar se kur dikush kërkon të bëj një foto me të, duhet ta bëj patjetër, në çdo kohë. Duhet të thuash ‘po’, sepse duhet të jesh mirënjohëse që je në këtë stad. Ndërsa ndihem kështu, duhet të mësoj që edhe të them ‘jo’ dhe në mënyrë të sjellshme të tregoj se kam ditë pushimi, ose dua të jem vetja dhe jo të interpretoj gjatë gjithë kohës, - tha ajo, duke shtuar se nuk do që fëmijët e saj të kenë të njëjtat situata.

Aktorja njihet tashmë si një person mjaft hermetik dhe këtë e ka treguar edhe me lidhjen e saj me Tom Holland. Thashethemet për lidhjen e tyre kanë nisur në vitin 2021, ku fotoja e tyre duke u puthur në makinë qarkulloi në internet. Zen dhe Tom nuk reaguan asokohe dhe vijuan lidhjen larg vëmendjes së njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat