Françeska Murati shprehet se ka qenë bulimike: ‘E bëja që të ndihesha mirë’

Mediale Vip

Françeska Murati shprehet se ka qenë bulimike: ‘E bëja që të ndihesha mirë’

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:42
Françeska Murati

Në një diskutim për anoreksinë dhe buliminë, Françeska u shpreh se ka kaluar një eksperiencë të tillë në adoleshencë.

Nuk haja gjithë ditën dhe kur vija në shtëpi haja shumë teksa shihja televizor, thjesht që të ndihesha mirë. Kur vinte darka dhe kujtoja bullizimet, pendohesha. Thosha do të më bullizojnë dhe për kilet e tepërta tani. Nga ndjesia e keqe që ndieja, shkoja dhe e villja, ku ndieja stabilitet dhe lirim.

E pyetur nga banorët nëse mendon se mund t’i rikthehet, ajo shprehet se nuk mendon. Tashmë e ka kaluar.

Nuk mendoj se mund të më ndodhë më. Gati dy vite në kohën e adoleshencës, pastaj dhe në moshën 20 dhe 21-vjeçare. Bashkëshorti më ka ndihmuar ta kaloj. Por e mira është të marrësh terapi.

Gjithashtu, një histori të ngjashme e ka ndarë dhe Erjola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat