Pasi e përmendi në këngë, reperi i njohur shqiptar i kërkon publikisht Edona James një bashkëpunim

Mediale Vip

Pasi e përmendi në këngë, reperi i njohur shqiptar i kërkon publikisht Edona James një bashkëpunim

Më: 11 prill 2024 Në ora: 23:13
Edona James

Transgjinorja Edona James ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, e cila me natyrën e saj pa komplekse bëri për vete një publik të gjerë.

Ish-banorja arriti që të pëlqehet jo vetëm nga publiku i thjeshtë, por edhe nga personazhet e njohura të showbizzit, ku ndër ta është edhe këngëtari Gjiko.

Reperi e ka përmendur ish-banoren në këngën e tij me të re, ndërsa kjo gjë është pritur mirë nga ana e Edonës.

Pas kësaj Gjiko përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, i ka kërkuar Edonës publikisht një bashkëpunim.

“S’po ma kthen mesazhin Edona James. Veç mos haro që ti më kë shkruajtur e para. A mundeni mE fol mirq për mua, tregoni se jam djalë i mirë se kam shumë dëshirë të bëj një TikTok me të”– shkruan Gjiko krahas fotos së bisedës me transgjinoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat