Pritjes i vjen fundi - Dua Lipa lanson këngën “Illusion” në kuadër të albumit “Radical Optimism”

Mediale Vip

Pritjes i vjen fundi - Dua Lipa lanson këngën “Illusion” në kuadër të albumit “Radical Optimism”

Më: 12 prill 2024 Në ora: 07:53
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të fundit “Illusion”.

Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta lansojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua Lipa ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri.

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme në mbarë globin me stilin e saj unik në industrinë e muzikës.

Vlen të theksohet se artistja shqiptare me famë botërore është fituese e tre çmimeve Grammy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat