Avokati plas deklaratën bombë: Besi dhe Xhensila ndahen për pasuritë e këtij politikani

Mediale Vip

Avokati plas deklaratën bombë: Besi dhe Xhensila ndahen për pasuritë e këtij politikani

Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:01
Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “3D” të Alban Dudushit ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.

Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.

“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë. Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë.

Është e vërtetë. Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy. Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat