“Pashë mamin me…”/ Graciano Tagani shpërthen në lot në “Big Brother VIP”, çfarë i ndodhi balerinit?

Mediale Vip

“Pashë mamin me…”/ Graciano Tagani shpërthen në lot në “Big Brother VIP”, çfarë i ndodhi balerinit?

Më: 12 prill 2024 Në ora: 13:18
Graciano

Balerini Graciano Tagani ka shpërthyer në lot mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë nëna e tij.

Mes lotësh, konkurrenti i tregoi Françeska Muratit se ka shikuar në ëndërr nënën e tij, dhe balerinit ka frikë që e ëma nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër modelja duke u përpjekur që ta qetësojë Gracianon, i tha atij se sikleti në ëndërr është e kundërta, pra do ndodhë diçka e mirë.

Pas fjalëve të modeles, Graciano u qetësua dhe filloi të këndonte në shtëpi.

Pjesë nga biseda: 

Graciano: Lash namë (shpërthen në lot)

Françeska: Jo është në rregull. O kam qajtë unë ose s’ka qajtë kush në këtë shtëpi. Nëse e ndjen qaj se është në rregull. Janë shumë emocione të forta në këtë shtëpi

Graciano: Jo thjeshtë…

Françeska: Je i ngarkuar apo të ka marrë malli?

Graciano: Jo ëndrra është ajo që… S’dua të mbytem

Françeska: Të pashë në mëngjes që ishe shumë i fikur

Graciano: Pushova dhe e kisha harruar se çfarë pashë, mbasi mbarova dushin mu shfaq e gjitha. Ishalla janë mirë vetëm kaq

Françeska: Më trego. Shikove mamin sëmurë?

Graciano: E pashë në siklet

Françeksa: Kur shikon siklet në ëndërr janë shumë mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat