Modelja e njohur nga Venezuela vdes pas operimit në nofull dhe buzë

Mediale Vip

Modelja e njohur nga Venezuela vdes pas operimit në nofull dhe buzë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:23
Vilevis Brito

Modelja 24-vjeçare nga Venezuela, Vilevis Brito, ka vdekur pas një arresti kardiak që erdhi si shkak i nënshtrimit të një operacioni në fytyrë, të hënën në një spital të Karakasit.

Siç raporton Daily Mail, edhe pse operacioni kishte kaluar me sukses, kishte pasur komplikime të mëvonshme.

Vëllai i të ndjerës në një postim në rrjetet sociale ka thënë se Brito e ka bërë ndërhyrjen në fjalë për shkak të një problemi shëndetësor dhe jo estetik, duke bërë thirrje që të mos paragjykohet rasti në komente në rrjetet sociale.

“Ajo është motra ime dhe nuk ka bere operacion estetik. E kane drenuar abscesin dhe e kane futur ne anestezi. Fatkeqësisht nuk është zgjuar kurrë dhe ka kaluar ne arrest kardiak… Fokusohu te besh komente pozitive, jo te besh gjykime qe askush nuk i ka pyetur. ”, ka shkruar ai.

Brito ishte nënkampione në konkursin Miss Venezuela World 2021, të mbajtur në Buenos Aires dhe në vitin 2023 fitoi titullin Mbretëresha e Sporteve të La Guaire, vendlindja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat