Rihanna duket joshëse me një fustan të shkurtë, teksa del nga një festë ditëlindjeje

Mediale Vip

Rihanna duket joshëse me një fustan të shkurtë, teksa del nga një festë ditëlindjeje

Më: 12 prill 2024 Në ora: 16:43
Rihanna

Rihanna tregoi anën e saj ‘të egër’ teksa u largua nga festa e ditëlindjes së mikes së saj Melissa Forde të enjten në mbrëmje.

Këngëtarja, 36 vjeçe, shkëlqeu në një fustan të shkurtë, teksa shfaqte linjat e saj në veshjen e cila kishte një palë sytjena të zeza.

Rihanna shtoi një pallto me dizajn leopardi të gjatë deri në dysheme, të veshur me lesh artificial të zi në ansamblin e saj të ashpër dhe mbante një çantë me lesh Louis Vuitton ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.

Image
Rihanna

Pamja e yllit të kujtonte Mikro-trendin TikTok, gruan e mafias, e cila është një estetikë e çuditshme e cila ndikohet shumë nga partnerët e gangsterëve.

Ylli i lindur në Barbados kishte veshur një palë taka të zeza prej sateni dhe aksesorë me një sërë zinxhirësh argjendi të trashë.

E frymëzuar nga vitet e 80-ta për dukjen e saj të fundit, ajo e përfundoi ansamblin e saj me një palë syze dielli me ngjyrë të verdhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat