Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Mediale Vip

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Më: 16 prill 2024 Në ora: 12:41
Gjira KajtazI

Reperja e njohur Gjira Kajtazi ka reaguar për vrasjen e një gruaje në Pejë, që dyshohet të jetë qëlluar nga bashkëshorti i saj.

Nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ reperja u shpreh e indinjuar për rastin që tronditi sot qytetin e Pejës.

“Eh bre nanen… ku s’dul kurrë një femër, që mbyt burrin… !! S’është që se lypni edhe ju. Po keni fat që po jetoni me një vend ku fatkeqësisht një femër s’po ka vlerë. Marre ju koftë”, u shpreh ajo indinjuar për rastin e sotëm.

Image
Postimi

Gjira prej kohësh jeton në Gjermani, derisa në të shumtën e rasteve reagon për zhvillimet në Kosovë ku shpreh haptas pikëpamjet e saj.

Ndonëse, dikur ishte mjaft aktive në muzikë, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndryshe, rasti i sotëm tronditi Pejën. E ndjera, e cila ishte punonjëse shëndetësore, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre.

Lexo po ashtuI dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Vetëm pak ditë më parë, një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qytetin e Ferizajt, ku një grua u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat