Policia: Action Bronson u lirua me urdhër të Prokurorisë - Bota Sot
Policia: Action Bronson u lirua me urdhër të Prokurorisë

Mediale Vip

Policia: Action Bronson u lirua me urdhër të Prokurorisë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:25
Action Bronson

Reperi i njohur botëror me origjinë nga Kosova, Arian Asllani – i njohur nën emrin artistik Action Bronson – është shoqëruar mbrëmë për në Stacionin Policor në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se shoqërimi për në stacion i tij ka ndodhur pasi që mbrëmë më në parkun e Gërmisë njësitet policore e kanë ndaluar nën dyshimin se kanë hapur në poseduar dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

“I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, ka treguar zyra për informim e Policisë.

Bronson ka përformuar mbrëmë në festivalin “Sunny Hill”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...