Post Malone flet pas incidentit me aeroplan

Mediale Vip

Post Malone flet pas incidentit me aeroplan

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:06
Post Malone

Post Malone ka folur pas incidentit me aeroplanin e tij privat, në veçanti ka reaguar për personat që deshën ta shohin të vdekur.

Reperi ishte duke udhëtuar për në Britani për të marrë pjesë në festivalin “Reading” dhe “Leeds”, kur dy gomat e përparme të aeroplanit u shpërthyen.

Aeroplani bëri ulje emergjente dhe askush nuk u lëndua.

Në një shkrim në Twitter, Post Malone ka falënderuar të gjithë për lutjet, mirëpo ka thëne se “nuk mund ta besonte se sa njerëz ia uruan vdekjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat