E kishte mbajtur sekret, këngëtarja e njohur shqiptare flet për sëmundjen e saj të rrallë - Bota Sot
E kishte mbajtur sekret, këngëtarja e njohur shqiptare flet për sëmundjen e saj të rrallë

Mediale Vip

E kishte mbajtur sekret, këngëtarja e njohur shqiptare flet për sëmundjen e saj të rrallë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:56
Zanfina Ismaili

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë një pjesë të fëmijërisë së trishtë për shkak të sëmundjes së rrallë.

Atëherë vetëm 10 vjeç, asnjë nga mjekët në Kosovë nuk arrinin ta zbulonin se çfarë ia shkaktonte dhimbjen në kocka dhe deformimin në pjesën e shtyllës kurrizore. Zanfina tregoi se shumë vite më pas, mësoi se në fakt, ajo vuante nga sëmundja e skoliozës.

“Kur kam qënë e vogël, besoj 10 vjeç, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshave. Mjekët nuk e dinin se çfarë është, në atë kohë nuk njihej aspak sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrizore ishte e shtrembëruar. Kam vizituar shumë mjek, mami nuk ka lënë mjek ortoped pa më dërguar. 

Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për shumë muaj. Dhe e kam zbuluar se çfarë kisha shtatë ose tetë vite më parë! Edhe tani kam dhimbje, në pjesën e shpinës sidomos por mundohem që të mos marr mjekim se nuk dua të jem e varur ndaj tyre”, u shpreh këngëtarja.

Skolioza njihet ndryshe si shtrembërim i boshtit të kurrizit. Skolioza është një sëmundje gjerësisht e përhapur në popullatë dhe që konsiderohet si një prej patologjive që prish ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve.

Pamja estetike është e keqja më e vogël ku ndikon skolioza. Pacientët e prekur prej saj vuajnë nga një sërë patologjish që vijnë si zinxhir për shkak të deformimit shumë të thyer fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...