Lekaj nënshkroi kontratën për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Mitrovica

Lekaj nënshkroi kontratën për projektin e rrugës Mitrovicë –Milloshevë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministri Pal Lekaj, të enjten e nënshkroi kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë - Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë - Mitrovicë).

Lekaj theksoi rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar. 

 “Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore tkërkori nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë”, thuhet në komunikatën e MI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat