Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale grabitje

Mitrovica

Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale grabitje

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Me datën 29 janar 2019, në rrugën “Nezir Miftari” në Mitrovicë, është raportuar për një grabitje të armatosur, ku viktima e rastit M/K/Serb kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Nga informacionet e para dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga persona të armatosur të cilët me forcë kanë arritur t’ia marrin viktimës një shumë të konsiderueshme të parave duke ikur në drejtim të panjohur për viktimën.

Mbi bazën e informacioneve njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, me ç’rast pak orë pas kryerjes së veprës penale është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ i dyshuari i arrestuar është B. R., 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në kërkim të personave tjerë të përfshirë në rast janë realizuar dy operacione bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku në kërkim policor mbeten edhe tre persona tjerë, dy nga ta identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë.

Pas arrestimit të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat