Dy vite më parë u rrënua muri te ura e lumit Ibër në Mitrovicë

Mitrovica

Dy vite më parë u rrënua muri te ura e lumit Ibër në Mitrovicë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:19
Dy vite më parë u rrënua muri te ura e lumit Ibër në Mitrovicë

Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës, kishin ndërtuar një muri pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.

Dy vite më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas dy viteve.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Ajo ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë ata amerikanë, për gatishmërinë ndaj shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat