Serbët ndërtojnë ndërtesa, shqiptarët pa shtëpi në Mitrovicë - Bota Sot
Serbët ndërtojnë ndërtesa, shqiptarët pa shtëpi në Mitrovicë

Mitrovica

Serbët ndërtojnë ndërtesa, shqiptarët pa shtëpi në Mitrovicë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:30
Në këtë gjendje janë shumë shtëpitë të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës.

Se mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të vendit ka dallime, kjo është thënë shumë herë. E kohën e fundit, një dallim po bëhet edhe për ndërtimin e banesave.

Qeveria e Serbisë, ka ndërtuar dhjetëra banesa kolektive për serbët e Mitrovicës.

Në këtë gjendje janë shumë shtëpitë të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës.

Por, ndryshe nga shqiptarët, serbëve që jetojnë në lagjen “Kori i Vitakut” qeveria e Serbisë ua ka zgjidhur problemin e banimit.

Megjithatë ka disa shqiptarë që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë anë ku tensionet nuk janë ndalur që paslufta.

Bile në ballinën e shtëpisë një shqiptar e ka vendosur plisin që është simbol i shqiptarëve.

Është ky Ali Kadriu, i cili thotë se ka qenë i sulmuar fizikisht nga pjesëtarët e strukturave paralele serbe, por pavarësisht kësaj ky nuk u dorëzua.

Kadriu në oborrin e të cilin nuk mungon as flamuri kombëtar, thotë se pati edhe oferta edhe për ta shitur shtëpinë.

Edhe zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Veriut, Bashkim Cimili thotë se qeveria e Serbisë po vazhdon të investoj në këtë pjesë, derisa shqiptarëve nuk po u japin leje ndërtimi institucionet komunale të kësaj ane.

Ndërkohë, në një përgjigje elektronike për T7, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thuhet se për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, Komuna është kompetente për dhënien e lejes ndërtimore.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarët e komunës së Mitrovicës së Veriut, për t’i pyetur se pse nuk po u japin leje shqiptarëve të t’i rindërtuar shtëpitë tyre, por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin.

Vite më parë, qeveria e Kosovës kishte ndarë një buxhet me të cilin ishin ndihmuar banorët shqiptar që të ndërtojnë disa shtëpi në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...