Një femër në Mitrovicë goditet nga një veturë

Mitrovica

Një femër në Mitrovicë goditet nga një veturë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:58

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, një femër është goditur nga një veturë.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fan Noli”, në Mitrovicë një femër është goditur nga një veturë.

Siç bën të ditur policia, viktima ishte duke ecur skaj rrugës kur është goditur nga një veturë në lëvizje, ku më pas personi që e ka goditur viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë  tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat