KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës

Mitrovica

KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

KEDS ka përgatitur dy linja të reja që do të lëshohen në punë deri në fund të javës për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës.

Siç njofton kumtesa, këto linja do të lidhen në nënstacionin e ri të KOSTT-it Ilirida dhe do të bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike për Mitrovicën me fshatrat. Këtu përfshihet qendra e qytetit me fshatrat e shumë lokalitete tjera.

“Me lëshimin në punë të këtyre linjave parashihet që furnizimi me energji elektrike i këtij qyteti të jetë shumë më stabil. Kjo pjesë e Mitrovicës deri tash është furnizuar nga linja 35 kV që vinin nga Vushtrria përmes Skënderaj e deri në Mitrovicë ndërsa linja e dyte është për nënstacionin Shupkvci i cili tani është duke u furnizuar nga nënstacioni Trepça përmes linjave 35 kV. Por, tashmë linjat 35 kV do të eliminohen komplet, duke bërë që furnizimi të jetë shumë më efikas dhe më ekspeditiv”.

Këto dy linja do të bëjnë ndërlidhjen nga nënstacioni Ilirida me ata të KEDS-it- Mitrovica dhe Shupkovci.

Siç thuhet në njoftim, ky hap do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me energji elektrike të një pjesë të konsideruueshme të qytetit. Kjo, pasi qendra, lagjet e afërta dhe disa fshatra dekada me radhë janë furnizuar nga asetet e Trepçës, shumë të vjetruara. Tash, KOSTT ka ndërtuar asetet e veta, KEDS ka ndërtuar menjëherë linjat e reja për ta bërë ndërlidhjen e tyre me rrjetin distributiv dhe përfitues direkt janë mijëra konsumatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat