38 euro një unformë shkollore në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, reagojnë prindërit - Bota Sot
38 euro një unformë shkollore në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, reagojnë prindërit

Mitrovica

38 euro një unformë shkollore në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, reagojnë prindërit

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:51
Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë

Shpesh në vendin tonë ka pasur ankesa në lidhje me çmimet e larta të unformave shkollore për nxënësit.

Kështu prindërit shpesh janë ankuar në adresë të insitucioneve shkollore.

Sot Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në faqen zyrtare Facebook ka bërë një lajmërim, ku ka njoftuar nxënësit e klasës së X se me datë 16 dhe 17 gusht bëhet matja e unformave shkollore, ndërsa çmimi për një uniform është 38 euro.

Madje pagesa bëhet me dy këste: 20 euro në ditën kur bëhet matja e uniformës dhe 18 kur të merret ajo.

Por, nuk kanë munguar edhe komentet e shumta të prindërve të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe të indinjuar ndaj kësaj shume.

Disa nga komentuesit kanë shkruar se ky është krim e të tjerë që është plaçkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...