Shefqet Trepça në moshën 7 vjeçare, shpëtoi  4 hebrej nga gestapoja gjermane...! - Bota Sot
Shefqet Trepça në moshën 7 vjeçare, shpëtoi  4 hebrej nga gestapoja gjermane...!

Mitrovica

Shefqet Trepça në moshën 7 vjeçare, shpëtoi  4 hebrej nga gestapoja gjermane...!

Nga: Abas Fejzullahi Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:02
 Shefqet Trepça tani në mëshën 82 vjeçare ulur para shtpin në Vidishiq

Një ngjarje interesante, të cilën e tregon sipas kujtesës Shefqet Trepça, tani në moshën 82 vjeçare, që  i ka ndodhur si fëmijë në ditën e tregut në Mitrovicë, para 75 vitesh, në shitoren e opingave (këpucëve) të Islam Kaçanikut.

Rrëfimi është shkëputur nga Jetëshkrimi më i gjatë i Shefqt Trepçës, që ka të bëjë me sjelljet dhe gjindshmërin e tij në moshën 7 vjeçare, që shpëtoi jetën  4 hebrejve që ndiqeshin për t’u kapur nga gestapoja Gjermane, ditën e shtundë, ditë tregu në Mitrovicë që ishte nënë pushtimin dhe mbikqyrjen e ushtrisë Gjermane.

Është interesantë se në Kosovën hallemadhe në kohë dhe hapësirë, po të hulumtohet dhe gjurmohet me kujdesë dhe profesionalizëm, secila shtëpi ka nga një një apo më shumë ngjarje e histori, fatkeqësisht shumica prej tyre me dhimje dhe tragjedi, për shkak të robërisë, por ka edhe ngjarje me rëndësi që vërtetë janë sa njerëzore , bamirëse , kombëtare me plotë virtyte dhe krenari që rrallë i gjen kudo e kahdo që shkonë e kërkonë në hapësira tjera..!

Image

Shefqet Rrahim Trepça, lindi në katundin Vidishiq, të Shalës së Bajgorës, më 29 Verdhor (Tetor) 1937.

RRËFIMI  I SHEFQET TREPÇËS PËR 4 HEBREJ

Ishte ditë e shtunë, ditë tregu në Mitrovicë, më kujtohet ngjarja si sot edhe pse kanë kaluar 75 vite, rrëfen Shefqet Trepça, lidhur me ngjarjen që i ndodhi në shitoren e opingave  të Islam Kaçanikut.

Herët natje (në mengjes) u nisem nga shtëpia bashkë me babën, për të shkuar në Mitrovicë, me shitur një mzat, për nevoja tjera të shtëpisë.

Nga katundi Vidishiq deri në tregun e kafhsëve në Mitrovicë ka mbi dy orë udhë, e me ndonjë kafshë për shitje në tregë bënë udhë edhe më tepër.

Baba e tërhiqte mzatin (kështu quhet kafsha e moshës së re me gjini mashkullore nga vendorët), ndërsa unë me një thupër mrapa kur mzati ngulte këmbë për të mos hecur, unë i jepsha disa thupra mrapa dhe ndonjë herë hecte më shpejtë nga djegja që përjetonte nga të ramet e thuprës, kështu arrijtem deri në Mitrovicë.

Para se me shkuar në tregun e kafshëve,  baba kthu në një rugicë qorre që kishte vetem hyrje por jo edhe dalje që quhej bizisten med isa shitore në të dy anët. Kah fundi ishte edhe shitorja  apo siç e quanin aso kohe dugaja e Islam Kaçanikut që riparonte dhe shiste opanga–opinga lastiku (siq u thonin këpucëve) dhe këpucëtarëve opangaxhi ose kundraxhi. 

Baba e nifte Islam Kaçanikun, se ishte myshteri i tj dhe kishin muhabet me te.

Baba për të mos më munduar mue me ndejt gjatë në tregun e kafshve deri sa ta shet mzatin, e pyet Islamin:

Islam, a mundem me lanë djalin këtu nëse nuk të pengon, se është i vogël e mos ta mundoj me marrur me vete në tregun e kafshëv, pasi që se di se kur e shes mzatin?

Islam Kaçaniku i përgjegjet babës:

Mixha Rrahim, le të rri këtu deri sa të kthehesh ti nga pazari, hiq mos u bënë merak dhe menjëhere  ma tregoj vendin  se ku të ulem.

Baba  shkoi në treg për ta shitur mzatin e unë ulur kkëmëkryq ku ma caktoj vendin dugajxhia-Islam Kaçaniku.

S`ka kaluar as gjysëm ore, kur kanë ardhur katër veta te mbushur frymë dhe hynë në shitoren e Islam Kaçanikut (i cili riparonte opinga edhe shiste te reja) ju drejtuan: Islam po na njekin gjermanët (Gestapoja) bana një hall.!   

Islam Kaçaniku, menjëher u qua në kam, hapi një kapak në dysheme ku ishte hyrja për në podrum, ata hynë brenda dhe mbylli kapakun.

Sipri kapakun e mbuloi me një pasatqi dhe mua më tha:

Djal i mirë, ulu (ungju) këtu mbi këtë pastaqi nëse dikush të vet ty, a kanë ardhur  këtu 4 veta, ti mos me tregua (kallxua)!

Une vetem i dhash shenjë me krye se kuptova u ula mbi pastaqi. 

Në ndërkohë, ishin nja tre katër vet  që erdhen, blen opinga dhe shkuan.

S`ka vonuar hiq shumë kohë, kanë ardhur nja tre veta pa uniformë ushtarake  me do mantila të caftjanta( lëkure) të gjata e me do kaçketa( lloj kësuele) dhe pyeten a mos kan hy këtu nja katër veta që po i ndjekim?

I zoti i shitorës (dugajës) Islam Kaçaniku jo tha s’di  gja ken po e ndiqni Ju.

Mu drejtuan shpejt e shpejt mua?

A ka ardhur kush këtu në dugaj?

Po ju thash, jan kanë nja tre a katër veta, kanë ble opanga e kanë shkua.

Ata dualen e shkuan, pa dyshuar gjë.

Pas një kohe, kur u bind  Islami se nuk janë afër dhe kanë shkuar, më tha mua na pshtove. Por unë, s’folsha asgjë se s’kuptojsh se ken e shpëtova dhe si…

Por e disha se këta qe i fshehu në podruam, mos me tregue (kallxue) më pat thanë dhe ashtu veprova.

Islam Kaçaniku, hapi kapakun dhe i thirri ata të dalin, pasi u bind se rreziku ka kaluar. Kur ata dualën ju drejtuan Islami me falënderime dhe i ofruan një shumë të parave, për ndihmën që ua bëri.

Islam Kaçaniku ju tha:

Mos mu falenderoni mua, po këtij djali që na shpetoj juve po besa edhe mua..!

E këto para jepjani këtij djali të një mishterie qe e kam nga katundi Vidishiq, se ka shkua n’pazar mes hit një mzat, dhe e ka lanë djalin  këtu tek une, deri sa të vie.

 Ata më përqafuan dhe shumën e parave, mi shtin në xhepin tim të rrobave.

Baba u kthye bukur vonë nga tregu, mzatin e kishte shitur, kishte blerë krip, gazë e gjëra tjera të nevojshme për shtëpi.

Falënderoi Islamin dhe dualem nga shitorja e tij me përshëndetjet që i ndërruan dhe morrem drejtimin  për t’u kthyer në shtëpi që duhej bë një rrugëtim më tepër se dy orë.

Pasi  kaluam urën e drunit  mbi  lumin Sitnicë, dhe morrem drejtimin për në katund, mua më shkoj dora në xhep vetvetiu dhe mu dukën shumë para dhe i thash babës.

O babë, unë i kam do pare.

Baba ktheu kokën nga unë dhe më pyet:

Çfarë parash më tha, tue më shikue rreptë e më zë të lartë në shenjë çortimi dhe habie, që unë veç sa e kisha nxjerrur  nga xhepi grushtin e mbushur me para..!

Kur e vërejti se ishin shumë para, që ma vonë mësova se ishin ma shumë ndoshta se që mzatin e kishte shitur  baba, përsëri më zë edhe më të lartë më pyeti:

Ku i ke marrë gjithë këto para ti?

Pak si i ndrojtur i thash:

Valla babë mi kanë dhanë me zor do gjinë (njerëz) në dugaj të dugajxhisë e din edhe dugajxhia.  

Babaës me siguri në ato qaste i shkonte mendja se mos kam bërë ndonjë veprim të keq dhe menjëherë më rroku për dore u kthyem përsëri në shitorën e Islam Kaçanikut.

 Isalm, ju drejtue baba me zë të rreptë:

Kah i ka marrë djali,gjithë këto pare a e din ti?

Po mixha Rrahim e di shumë mirë.

Bile ato pare i ka hallall djali yt, se i ka pshtue nga vdekja katër jahudi sot, siç ju thonin aso kohe hebrejve, besa edhe mua bashk me ta.

 Qysh ju paska shpëtua Islam ky fmijë juve, çaka je kah thua.!?

Islami, i tregoi gjithë ngjarjen, të cilën e ndëgjonin edhe të tjerët që ishin të pranishëm në shitore.

Image
Pamja e kulmit të shtëpisë në katundi Vidishiq lagja që thirren me mbiemrin Trepça 

Pasi e dëgjoi tërë rrëfimin  nga Islami tha:

Kurrë si marrë këto pare, se janë haram..!

Mirë qe ju paska pshtue si po thue ti , po a me pare po deshke me i pshtue gjinen (njerëzit) a?

Dhe gjitha pareat ja qiti perpara Islami Kaçanikut e i tha merri ti ban çka të duash me to unë smarrë pare haram.

Islami me gjakftohtësi u munda me buind dhe në fund i tha:

Mixha Rrahim, a po më ndëgjon diçka mua?

Folë Islam i tha baba.

Image
Shefqet  Trepça ulur para shtëpie në vitin 2018.

Xhamia nuk është larg prej këtuhit, aty miderriz e imam xhamie është Mulla Mustafa kusheri eke se edhe aj është i Vidishiqit shko tregoj krejt fill e për pe çka të thot ai ashtu ban.

Baba atëherë u bind   dhe  ka shkuar e ka pyetur Mulla Mustafën tue ja tregue krejt ngjarjen.

Pergjegja e tij kishte qenë:

Këto para janë hall, se i ka pshtue katër shpirta, jahudi apo çfardo feje tjetër  njerëz jan të gjithë, si jahudi( evrej) si shqiptarë si të tjerë.

Kështu  Shefqet Trepça, tregoi ngjarjen interesant, gjatë një ndeje me autorin e këtij shkrimi në vendlindjen e Shefqetit në Vidishiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat