Detaje të reja, policin që bëri vetëvrasje - Bota Sot
Detaje të reja, policin që bëri vetëvrasje

Mitrovica

Detaje të reja, policin që bëri vetëvrasje

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen e pjesëtarit të saj.

Rreth orës 18:00 të ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një pjesëtar i Policisë së Kosovës në rrugën “Kolashin” në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Branisllav Radoviq, ka thënë për mediat vendore, se polici me inicialet D.ZH., i nacionalitetit serb është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.

“Detajet që mund t’ju japim tani është se polici është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij”, ka thënë Radoviq.

Polici i vetëvrarë dyshohet se e ka përdorur armën zyrtare për ta kryer këtë akt.

Radoviq po ashtu ka thënë për lajmi.net, se në vendin e ngjarjes janë hetuesit teknik të kriminalistikes dhe forenzikës, prokurori kujdestar si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për motivin e vetëvrasjes. 

Ngjarje e rëndë: Vetëvritet një polic në Mitrovicë

Dyshohet se një polic ka bërë vetëvrasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në rrugën e "Kolashinit" në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të medias.

Sipas këtyre burimeve, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.

Media ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por pa sukses.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat