Pse heshtet djegia e një automjeti mbrëmë në rrugën “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Pse heshtet djegia e një automjeti mbrëmë në rrugën “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Pse heshtet djegia e një automjeti mbrëmë në rrugën “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:45
Ilustrim

Automjeti që shihni në foto është djegur mbrëmë në orët e natës në rrugën “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, po ajo që është e habitshme është mënjanimi “urgjent” i saj nga vendi i djegies dhe mos raportimi si rast nga stacioni policor veri në Mitrovicë.

Sipas burimeve të mitrovicatoppress në atë pjesë të qytetit, jo zyrtarisht mësohet se automjeti ishte pronë e një serbi banues në atë zonë, përndryshe pronar i një lokali hotelier (“Galeria”) si dhe mësimdhënës në shkollën ekonomike në veri të qytetit me emrin Vuk Radonjiç “Vuki”.

Dëshmitar nga kjo zonë e qytetit kanë thënë se menjëherë pas incidentit, përkatësisht intervenimit nga njësia e zjarrfikësve , pjesa e mbetur e veturës së djegur është larguar nga një mjet auto-merimangë në drejtim të panjohur.

Por më vonë u konfirmua se ajo është dërguar në lokacionin “Çeshme luga”, në zonën ku është kompania që merret me shtrimin e asfaltit.

Sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku përfshihen rastet më të rënda që ndodhin në zonat e stacioneve dhe drejtorive të policisë në të gjithë territorin e Kosovës, nga incidentet që kanë ndodhur në atë zonë janë raportuar  vetëm tri raste, një me narkotikë, një armëmbajtje pa leje dhe një dhunë në familje. 

Por për çudi në raport mungon rasti i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm përkatësisht shkatërrimi apo djegia e një automjeti, rast që sipas dëshmitarëve ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.

Në mungesë të informatës zyrtare rreth rastit, atëherë lindin një varg i dyshimeve dhe pyetjesh rreth këtij rasti, pse të digjet automjeti i një qytetari, një afaristi apo një punëtori arsimi, kush e kreu dhe pse u bë “monedhë kusuri” ky automjet, dhe kur ka ndërmend policia të jap informatë rreth këtij rasti.

Pastaj a është ky vetëm një nga rastet që nuk njoftohen, nuk raportohen edhe nuk bëhen publike, për të gjitha këto edhe Drejtoria e Përgjithshme, edhe ajo rajonale e edhe Inspektorati do duhej të merreshin me te.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat