Veriu shpall gjendje të jashtëzakonshme, ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në 05:00 të mëngjesi

Mitrovica

Veriu shpall gjendje të jashtëzakonshme, ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në 05:00 të mëngjesi

Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ditë më parë në Serbi, komuna paralele e veriut të Mitrovicës, përkatësisht shtabi i krisës së kësaj komune, ka marr vendim sipas të cilit ndalohet lëvizja nga ora 20:00-05:00 në mëngjes, duke injoruar kështu sërish qeverinë e Kosovës dhe urdhrat e saj.

Sipas këtij vendimi, për pensionistët dhe personat mbi 65 vjeç, ndalohet dalja nga shtëpitë e tyre plotësisht, ndërsa e gjithë kjo, në funksion të mbrojtjes nga koronavirus.

Aleksandar Spiriq, kryetari i komunës paralele në veri të Mitrovicës, duke u përgjigjur në pyetjen e kp-it rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në një komunë që ndodhet në territorin e Kosovës, edhe pse qeveria nuk ka shpallur gjendje të tillë, ai ka mohuar ta quaj vendimin e tij gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, bëhet fjalë për porosi, kërkesë dhe lutje ndaj qytetarëve pà «r izolim, në mënyrë që të tejkalohet sa më suksesshëm situata më e re e krijuar rreth koronavirusit.

Ai potencoi se vendimi nuk është politik dhe as që ka të bëjë fare me politikë, por interes i të gjithë qytetarëve pa dallim, të cilët jetojnë në qytetin e Mitrovicës.

Në pyetjen cilat janë masat që do të ndërmerr komuna ndaj personave të cilët nuk e zbatojnë urdhrin, si dhe cilat organe të sigurisë do ta mbështesin komunën në këtë vendim, Spiriq shtoi se nuk ka asnjë masë ndëshkuese ndaj qytetarëve, dhe as ndonjë organ të veçantë të sigurisë që do ta mbështesë këtë vendim, për shkak se siç u shpreh ai, komuna nuk ka një mundësi të tillë.

Duke theksuar se policia e Kosovës është i vetmi organ i cili zbaton masat ligjore, ai tha se bëhet fjalë thjeshtë për një kërkesë ndaj qytetarëve, e cila është në të mirë të shëndetit të tyre të përgjithshëm në këtë situatë të vështirë.

Spiriq: Qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin, ata faktikisht vetë janë izoluar

“Bëhet fjalë për një porosi dhe lutje për qytetarët në përgjithësi, që në këtë situatë e cila e ka përfshirë mbarë botën, dhe në të njëjtën kohë edhe qytetin tonë, është që të jemi vigjilentë, para së gjithash të organizuar dhe të izoluar, në mënyrë që të mos kemi kontakt në asnjë mënyrë me virusin që është aktual në këtë moment. Për shkak të kujdesit, vetëm kemi apeluar tek qytetarët që mos të dalin në orët e mbrëmjes… Vetëm izolimi dhe disiplina janë ato që garantojnë që të tejkalojmë atë që na pret ditët dhe javët në vijim në mbarë botën. Kjo nuk është politikë, as moment politik, dhe as që dëshirojmë të jenë vendime politike, por është interes i të gjithë qytetarëve që jetojnë në qytetin tonë, pavarësisht nacionalitetit, sepse primare kemi sigurinë dhe shënd etin e qytetarëve…Më duhet të theksoj se qytetarët janë të vetëdishëm dhe e kanë kuptuar seriozitetin e momentit në të cilin ndodhemi, dhe ata faktikisht vetëm janë vetizoluar. Kështu që asnjë masë ndëshkuese ndaj tyre, sepse as që e kemi atë mundësi, po e përsëris, dihet kush janë organet përgjegjëse, natyrisht policia është ajo që zbaton masat ligjore… Nuk mund të them se bëhet fjalë për gjendje të jashtëzakonshme, por thjesht situata është krijuar e tillë, për shkak të rrethanave”, ka thënë Spiriq.

Ndërkaq, Besim Hoti, zëvendës drejtor i policisë për rajonin e veriut, tha se policia e Kosovës zbaton vetëm urdhërat që vinë nga drejtoria e përgjithshme, ndërsa çdo masë tjetër nga nivele tjera, është e pazbatueshme nga ana e policisë së Kosovës në veri.

Hoti: Policia zbaton urdhrat të cilat vinë vetëm nga drejtoria e përgjithshme

“Në Republikën e Kosovës nuk ka orë policore , nuk ka gjendje të jashtëzakonshme. Policia e Kosovës zbaton urdhërat të cilat vinë nga drejtoria e përgjithshme, përkatësisht përmes qeverisë së Kosovës”, theksoi Hoti.

Nexhat Uglanin, qytetar nga veriu i qytetit, tha se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është një vendim i qeverisë së shtetit tjetër, në një shtet tjetër.

Ai sqaroi se kjo nuk paraqet asnjë risi, sepse në atë pjesë që 20 vite, shëndetësia, arsimi dhe të gjitha tjerat, funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë.

Uglanin: Vendimet e tilla aplikohen që 20 vjet

“Sa i përket zbatimit të një urdhëri të një shteti në shtetin tjetër, nuk është asgjë e pakuptimtë. Vendimet e tilla aplikohen që 20 vjet dhe kjo nuk ka të bëjë veç sot. Kjo ka ndodhur gjithmonë, mendoj deri sa të arrihet një marrëveshje rreth normalizimit të raporteve, gjërat do të funksi onojnë kështu”, u shpreh Uglanin.

Natasha Vllahoviq, poashtu qytetare nga veriu i Mitrovicës, vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e ka quajtur si normal, për shkak të korona virusit.

Sipas saj, njerëzit e asaj pjese me raste veprojnë si qytetarë të Serbisë dhe me raste si qytetarë të Kosovës, varësisht nevojave.

“Mendoj se një masë e tillë është në rregull sepse e shihni çka ka ndodhur në Itali Ata e kanë pranuar në fillim një gjë të tillë aspak seriozisht dhe shihni deri ku ka ardhur puna. Kanë ndaluar edhe pjesëmarrjen në ceremonitë mortore të të afërmeve të tyre, prandaj mendoj se një gjë e tillë është në rregull, në mënyrë që të pengohet përhapja e këtij virusi corona…Veç dua të them sipas nevojës zyrtare, nuk kam koment tjetër. Do të thotë sipas nevojës jemi Serbi, dhe sipas nevojës nuk jemi”, sqaroi Vlla hoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat