Bahtiri dënon sulmin ndaj gazetarëve

Mitrovica

Bahtiri dënon sulmin ndaj gazetarëve

Nga: A.SH Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:07
Ekipi i Gazetës Blic

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reguar ndaj sulmit që u bë ndaj ekipit të Gazetës Blic.

Ai fton organete rendit dhe drejtësisë që ta hetojnë rastin dhe t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për t'i vënë para drejtësisë kryerësit e këtij akti qyqar.

Postimi në Facebook:

E dënoj ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazeta Blic, i cili ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës.

Përmes mediave mësova lajmin e keq se gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi, janë sulmuar duke bërë punën e tyre, gjë që është palejueshme e dënueshme.

Ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që ta hetojnë rastin dhe t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për t'i vënë para drejtësisë kryerësit e këtij akti qyqar.

Askush nuk guxon t'i pengoj dhe sulmoj gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre për informim të publikut, sidomos në këtë kohë të gjendjes emergjente ku ata duke dalë në terren po e rrezikojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi COVID-19, vetëm e vetëm për t'i informuar qytetarët.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat