Sonte në Republikën e Kosovës është diagnostikuar vetëm një (1) rast me SARS-CoV-2.
Sipas IKSHPK-së, rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).
Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu, sonte janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.