Komuna e Mitrovicës mbështet 50 fermerë me sera - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës mbështet 50 fermerë me sera

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës mbështet 50 fermerë me sera

Më: 8 maj 2020 Në ora: 13:24
Mitrovica

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur fermerët me nga një serë të tipit “Tunel”.

Përmes një komunikate, kjo komunë ka deklaruar se ka nënshkruar kontratë me 50 fermerë të cilët kanë përfituar nga një serë me sipërfaqe prej 50 metrave katrorë.

Fermerët përfitues të serave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, tha se prioritet i tij gjatë udhëheqjes së kësaj drejtorie është “realizmi i projekteve për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve, me theks të veçantë në këtë vit fermerët do të ndihmohen me mekanizëm bujqësor, kredi bujqësore, fidanë, bimë mjekësore aromatike, kompensime të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si dhe transportin e qumështit tek zonat e thella rurale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat