Mbyllet një lokal në Mitrovicë për mos respektim të masave të Qeverisë

Mitrovica

Mbyllet një lokal në Mitrovicë për mos respektim të masave të Qeverisë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:11
Foto

Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur një lokal në sheshin e qytetit, pasi që nuk ka respektuar vendimin nga Qeveria e Kosovës, ku faza e dytë e lehtësimit të masave parasheh që kafiteritë të ofrojnë shërbime “merr me vete”, ndërsa ky lokal u ka mundësuar qytetarëve të qëndrojnë në ulëset e lokalit.

Me këtë rast inspektorët komunal përveç mbylljes së përkohshme të lokalit, kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët për mos respektim të ligjit, ndërsa lidhur me procedurat tjera do të merren organet e rendit.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën thirrje tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste të respektojnë të gjitha vendimet nga Qeveria dhe Komuna të ndërmarra si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, në të kundërtën ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë këto vendime ne si drejtori do të marrim masa konform ligjeve në fuqi, duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat